Divizioni i Regjistrit të Kredive dhe Regjistrit të Llogarive Bankare

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) e ka për objektiv parësor ruajtjen dhe mbajtjen e një sistemi financiar stabil. Ky objektiv është i lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Regjistrit të Kredive. Divizioni i Regjistrit të Kredive është përgjegjës për operimin e regjistrit të kredive që menaxhohet nga BQK-ja.

The primary objective of the CBK is defined in Article 7 of the Law on the CBK, while the relevant duties are summarized in AObjektivi parësor i BQK-së është i përcaktuar në nenin 7 të Ligjit për BQK-në, ndërsa detyrat përkatëse janë të përmbledhura në nenin 8.rticle 8.

Detyrat e tilla në të cilat kontribuon Divizioni i Regjistrit të Kredive përfshijnë mbikëqyrjen e institucioneve financiare; mbledhjen dhe publikimin e informacioneve relevante financiare; informimin e kuvendit, qeverisë dhe publikut të gjerë rreth veprimtarisë së BQK-së; bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në këshillat dhe organizatat ndërkombëtare relevante; dhe përcaktimin e politikave për nxitjen dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar. Në veçanti, detyrat operative dhe mbikëqyrëse të sistemeve të regjistrit të kredive specifikohen në nenin 24. Fusha e regjistrit të kredive që operohet nga BQK-ja është e sanksionuar specifikisht edhe me rregullore përkatëse.

Divizioni i Regjistrit të Kredive ka për qëllim ndikimin në përmirësimin e cilësisë së kredive të institucioneve kredidhënëse dhe lehtësimin teknik të ushtrimit të funksionit mbikëqyrës të BQK- së.

Funksionet kryesore të Divizionit të Regjistrit të Kredive përfshijnë:

    • Fuqizimin, avancimin dhe sigurimin e implementimit të kornizës ligjore për raportimin
      dhe përdorimin e informacioneve mbi kreditë, kredimarrësit dhe palët e ndërlidhura në
      role të ndryshme me kredi;
      - Sigurimin e një funksionimi efikas të sistemit të regjistrit të kredive që operohet nga
      BQK-ja;
      - Sigurimin e qasjes në regjistrin e kredive nga ana e të gjitha institucioneve financiare
      kredidhënëse dhe nga njësitë organizative mbikëqyrëse të BQK-së; regjistrimin,
      trajnimin, administrimin dhe monitorimin e përdoruesve të autorizuar;
      - Shqyrtimin e kërkesave dhe gjenerimin e raporteve të detajuara kreditore për të gjitha
      palët relevante që paraqiten fizikisht; shqyrtimin dhe aprovimin e qasjes për të gjithë
      personat fizikë dhe juridikë në portalin e internetit të regjistrit të kredive;
      - Monitorimin dhe kontrollimin e të dhënave të raportuara në regjistrin e kredive në aspekt
      të respektimit të dispozitave përkatëse dhe cilësisë së tyre të përgjithshme;
      - Përkrahjen e funksionit mbikëqyrës të BQK-së lidhur me institucionet financiare
      kredidhënëse; dhe
      - Promovimin e rolit dhe rëndësisë së regjistrit të kredive si sistem me ndikim në
      stabilitetin financiar, përmes kanaleve dhe formave të ndryshme.

Funksioni i Regjistrit të Llogarive Bankare

    • Regjistri i Llogarive Bankare - RLLB, përfaqëson një infrastrukturë të bazës së të dhënave të
      krijuar në kuadër të Bankës Qendrore, në të cilën raportohen  nga bankat komerciale të dhënat
       mbi numrat e llogarive  bankare  dhe posedueseve të tyre.
      Detyrat shtesë të divizionit me funksionin e Regjistrit të Llogarive Bankare janë:
      - Mbledhja e të dhënave nga bankat lidhur me numrat e llogarive bankare dhe posedueseve të
      këtyre llogarive;
      - Sigurimi i një funksionimi efikas të sistemit të regjistrit të llogarive bankare që operohet nga
      BQK-ja;
      - Monitorimi dhe kontrollimi i të dhënave të raportuara në regjistrin e llogarive bankare në
      aspekt të respektimit të dispozitave përkatëse dhe cilësisë së tyre të përgjithshme;
      - Lejimi i qasjes së shfrytëzimit të të dhënave të raportuara paraprakisht në RLLB nga organet
       përmbarimore dhe institucioneve  tjera kompetente sipas dispozitave të Ligjit për procedurën
      përmbarimore
      - Shkëmbimi elektronik i vendimeve përmbarimore (debitim dhe bllokim të llogarive të
      debitorëve), në bazë të vendimeve të plotfuqishme të organeve të zbatimit dhe institucioneve
      të tjera në bazë të Ligjit mbi procedurën përmbarimore.

Skip to content