22.12.23-1024x683

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Dardan Fusha ka pritur në takim Zëvendësguvernatoren e Parë të Bankës së Shqipërisë, znj. Luljeta Minxhozi.

Në këtë takim të dy Zëvendësguvernatorët diskutuan lidhur me zhvillimet e sektorit financiar në të dy vendet, me fokus avancimin e infrastrukturës së shlyerjes së pagesave dhe letrave me vlerë, si dhe për aktivitetet e dy institucioneve në funksion të realizimit të objektivave të tyre për ndërtimin e sistemeve për procesimin dhe shlyerjen e pagesave të shpejta në vend.


Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy bankave qendrore respektive, Zëvendësguvernatorët Fusha dhe Minxhozi diskutuan lidhur me përgatitjet dhe punën e përbashkët që po bëjnë, si dhe mundësinë në shkëmbimin e përvojave në aspekt të përgatitjes së kornizës ligjore dhe infrastrukturore teknike për projektin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në skemën e pagesave SEPA dhe sistemin e pagesave të shpejta të Bashkimit Evropian (TIPS).

Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishin sfidat dhe mundësitë e mbështetjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në platformat e pagesave ndërkombëtare, për çfarë përvoja e Bankës së Shqipërisë dhe mbështetja e vazhdueshme është për t’u vlerësuar.

Znj. Minxhozi shprehu gatishmërinë për mbështetjen e BQK-së në realizimin e objektivave dhe planeve të institucionit më të lartë financiar në vend, si dhe në nismat konkrete, të cilat ndihmojnë lehtësimin e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit ndërmjet dy shteteve tona.

Në fund, z. Fusha shprehu mirënjohjen e BQK-së për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë në të gjitha nivelet e bashkëpunimit, në rrugëtimin drejtë zhvillimeve të qëndrueshme dhe afatgjata.

Guvernatori Ismaili pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare ekonomike të organizuar nga ASHAK-u dhe ASHSH-ja Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore
Skip to content