Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Sokol Havolli, ka pritur në takim drejtuesit e Fondi Kosovar për Garanci Kreditore.

Në këtë takim, Zëvendësguvernatori Havolli ka diskutuar me drejtuesit e FKGK-së mundësitë për zhvillimin e sektorëve të ekonomisë të cilët kanë qasje më të limituar në produkte financiare.

Nga ana tjetër, drejtuesit e FKGK-së kanë njoftuar për veprimet e marra për të forcuar dritaret e agrobiznesit, si dhe për financimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë, instrumente këto që do mundësojnë rritjen dhe zhvillimin më të shpejtë të bizneseve të këtyre kategorive.

Guvernatori Mehmeti priti në takim Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems Vendimet e Bordit të BQK-së më 29 gusht 2019
Skip to content