Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 29 nëntor 2023, mori vendimet si në vijim:

  • Vendim për miratimin e Rregullores për Plotësimin dhe Ndryshimin Rregullores për Auditim të Jashtëm të Bankave;
  • Vendim për miratimin e Rregullores për Strukturën dhe Përdorimin e Identifikuesit Unik të Llogarisë së Pagesës për Transaksionet Kombëtare dhe Ndërkombëtare;
  • Vendim për miratimin e Pasqyrave Financiare të Bankës Qendrore për tremujorin e tretë të vitit 2023;
  • Vendim për miratimin e Rregullës për Procedurat e Punës së Bordit të Bankës Qendrore;
  • Vendim për miratimin e Strukturës Organizative të Bankës Qendrore.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

  • Raportin Mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
  • Raportet përmbledhëse nga takimet e Komitetit të Auditimit të mbajtura më 24.10.2023 dhe 31.10.2023;
  • Raportin mbi aktivitetet e Auditimit të Brendshëm për periudhën Janar-Shtator 2023;
  • Planin Vjetor të Komitetit të Auditimit për vitin 2024.
Guvernatori Ismaili: BQK-ja e angazhuar për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar që lidhet me sigurinë kibernetike, me bashkërendim ndërinstitucional dhe edukim financiar Publikohen statistikat financiare për institucionet tjera financiare (jobanka), remitancat dhe tregtia e mallrave për muajin shtator 2023