Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 1 shtator 2022, mori vendimet si në vijim:

• Vendim për miratimin e pasqyrave financiare për tremujorin e dytë për vitin 2022;
• Vendim për rishikimin e buxhetit për shpenzime kapitale;
• Vendim për miratimin e dorëheqjes së z. Sokol Havolli nga pozita e Zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore;
• Vendim për emërimin e znj. Shkendije Nahi Ushtruese e Detyrës së Zëvendësguvernatorit për mbikëqyrje financiare.

Gjithashtu, Bordi i Bankës Qendrore u njoftua me:

• Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv;
• Raportin përmbledhës nga takimi i Komitetit të Auditimit të datës 15 gusht 2022;
• Raportin mbi aktivitet e Auditimit të Brendshëm për periudhën janar – qershor 2022.

BQK dhe BERZH organizuan punëtorinë me institucionet financiare Zëvendësguvernatori Havolli takoi Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovën
Skip to content