Ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja,

Ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, së bashku me Bankën Kombëtare të Kroacisë “Lundrimi për në të ardhmen – politikëbërja në ujërat e rrëmujshme; nxitja e qëndrueshmërisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore”.

Përveç guvernatorëve dhe ministrave të financave të 17 shteteve të ndryshme, në takim mori pjesë edhe Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, znj. Kristalina Georgieva.

Në diskutime, Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së znj. Kristalina Georgieva me guvernatorët dhe ministrat e financave të shteteve përkatëse, u diskutua lidhur me sfidat dhe mundësitë nga pasojat e fragmentimit gjeoekonomik dhe siguria energjetike; si dhe cili është roli i politikëbërjes në adresimin e këtyre sfidave.
Gjithashtu, në takim u diskutua rreth përkrahjes së FMN-së për të adresuar sfidat më urgjente ekonomike të shteteve, çfarë mund të bëjë më shumë FMN-ja për të ndihmuar dhe mbështetur shtetet, si dhe se si mund të shërbejnë më mirë shërbimet dhe komunikimi me FMN-në.
Gjatë konferencës, U.D Guvernatori i BQK-së, z. Nurboja, shprehu pikëpamjet e BQK-së lidhur me fragmentimin gjeoekonomik në botë dhe sfidat e mundshme të ekonomisë së Kosovës, si rezultat i zhvillimeve të tilla në ekonominë globale.

Guvernatori Nurboja, mori pjesë në Samitin e Guvernatorëve në Beçiç të Malit të Zi Kuvendit i propozohen pesë kandidatë për anëtarë profesional të FKPK-së
Skip to content