bqk_emergjenca_v1-1024x576

Ju njoftojmë se BQK-ja do të realizojë simulimin e Planit të Evakuimit, i cili është paraparë në Ligjin Nr. 04/L-161 për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe është aprovuar nga Bordi Ekzekutiv i BQK-së.

Ky ushtrim bëhet në përmbushje të obligimeve ligjore dhe ka për qëllim vlerësimin e efektivitetit të planit tonë emergjent dhe gatishmërinë e stafit për t’u përballur me situata të mundshme emergjente në mënyrë efikase dhe të sigurt.

Prandaj, gjatë ditës së sotme mund të shihen aktivitete, mjete dhe pajisje të emergjencave të cilat do të jenë të angazhuara në këtë ushtrim dhe ky njoftim shërben që publiku të jetë i njoftuar për këtë aktivitet.

Filloi punimet Konferenca Rajonale e Iniciativës për Mbikëqyrjen e Sigurimeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE ISI) që po mbahet për herë të parë në Kosovë Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës pritet në vizitë zyrtare në Bankën Qendrore të Maltës
Skip to content