banka-qendrore-e-kosoves-1

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve ka publikuar statistikat për institucionet tjera financiare për muajin prill 2024, remitancat për mars 2024 dhe ato preliminare për prill 2024.

Ndërmjetësit tjerë financiar

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit prill 2024 kanë arritur vlerën e 572.25 milionë eurove, duke shënuar rritje për 7.65 milionë euro. Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 66.97% të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiar në prill 2024 arritën vlerën e 383.23 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.24 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 60.15% në totalin e kredive të sektorit mikrofinanciar.

Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiar në muajin prill 2024 ishte 36.31 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit prill 2024 arritën vlerën e 317.00 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 1.00 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 45.64%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 28.14% dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.99%.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit prill 2024 kanë arritur vlerën e 2.87 miliardë euro. Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 75.70% të gjithsej aseteve.


Remitancat në mars 2024 arritën vlerën 109.08 milionë euro. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin prill 2024 ishin rreth 114.3 milion euro, duke arritur kështu vlerën për katër muajt e parë të vitit 2024 në 395.34 milionë euro (preliminare). Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit prill kanë qenë përmes IFJB 64.23%, përmes bankave komerciale 14.83%, ndërsa, kanalet tjera 20.94%.
Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në adresën në vijim: 

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls

dhe:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

BQK anëtarësohet në Shoqatën Evropiane të Shtëpive të Kliringut të Pagesave (EACHA) Publikimi i statistikave të bankave komerciale për prill 2024
Skip to content