bqk-remitencat_032024_SHQ-1024x576

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve ka publikuar statistikat për institucionet tjera financiare për muajin mars 2024, remitancat për shkurt 2024 dhe ato preliminare për mars 2024.

Ndërmjetësitë tjerë financiar
Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit mars 2024 kanë arritur vlerën e 564.49 milionë eurove, duke shënuar rritje për 9.26 milionë euro.
Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 66.78% të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiar në mars 2024 arritën vlerën e 376.96 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 6.32 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 60.36% në totalin e kredive të sektorit mikrofinanciar.
Vlera e kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiar në muajin shkurt 2024 ishte 38.13 milionë euro.
Kompanitë e sigurimeve
Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit mars 2024, arritën vlerën e 314.83 milionë eurove, e cila përfaqëson rritje për 2.11 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.
Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 45.14%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 29.10% dhe risigurimet me pjesëmarrje 15.03%.
Fondet pensionale
Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit mars 2024 kanë arritur vlerën e 2.87 miliardë eurove, e cila përfaqëson rritje për 74.14 milionë euro.
Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbëjnë 75.26% të gjithsej aseteve.
Remitancat
Remitancat në shkurt 2024 arritën vlerën 85.58 milionë euro. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin mars 2024 ishin rreth 112.13 milion euro, duke arritur kështu vlerën për tre muajt e parë të vitit 2024 në 284.07 milionë euro (preliminare). Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit mars kanë qenë përmes IFJB 61.46%, përmes bankave komerciale 15.20%, ndërsa, kanalet tjera 23.34%.
Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në adresën në vijim:

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls

dhe

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Vendimet e Bordit të BQK-së më 30 prill 2024 Publikohen statistikat e bankave komerciale për mars 2024
Skip to content