banka-qendrore-e-kosoves-1

Republika e Kosovës ka arritur një moment historik përmes pranimit të vlerësimit kreditor BB- me perspektivë të qëndrueshme nga agjencia ndërkombëtare për vlerësimin kreditor “Fitch”. Vlerësimi nënvizon sektorin financiar të Republikës së Kosovës të qëndrueshëm dhe shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt progresit të sistemit financiar me efekte pozitive në zhvillimin ekonomik.

Vlerësimi i “Fitch” nënvizon themelet e forta të sektorit bankar të Republikës së Kosovës, duke e njohur qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e saj përgjatë sfidave të ndryshme financiare globale. Pikat kryesore të vlerësimit përfshijnë:

Themelet e qëndrueshme të Sektorit Bankar: Sektori bankar i Republikës së Kosovës është vlerësuar për kapitalizimin e fortë, me kapitalin e klasit të parë që arriti në 13.9% të aseteve të peshuara me rrezik në fund të vitit 2023. Përveç kësaj, sektori bankar vlerësohet për kthimin në ekuitet prej 19.9% dhe treguesin e mbulimit me likuiditet prej 2.8 herë më të lartë se kërkesat rregullatore.

Pronësia e Jashtme dhe Standardet Prudenciale: Me një pjesëmarrje prej 84% të aseteve të sektorit bankar në pronësi të huaj, kryesisht nga bankat me origjinë nga Bashkimi Evropian, institucionet financiare të Republikës së Kosovës përfitojnë nga standardet e larta prudenciale dhe ekspertiza ndërkombëtare. Pronësia e jashtme përforcon stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit.

Raporti i Kredive Jo-Performuese (NPL): Treguesi i kredive jo-performuese është shumë i ulët, duke rënë më tej në 1.9% në fund të vitit 2023, ku kreditë jo-performuese janë të provizionuara plotësisht, dhe tregojnë për një cilësi të lartë të portfolios kreditore në kuadër të sektorit bankar.  

Rritja e Kreditimit: Republika e Kosovës ka mbajtur një rritje të qëndrueshme nominale të kreditimit, me një mesatare prej afërsisht 15% në dy vitet e fundit, që tregon për një mjedis të favorshëm financiar që mbështet rritjen ekonomike.

Vlerësimi më tej thekson se përkundër ngritjes së normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane, në Republikën e Kosovës është manifestuar një efekt i pjesshëm i reflektimit në normat e interesit në depozita dhe kredi.

Ky vlerësim kreditor ri-konfirmon angazhimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për të nxitur një sistem financiar të qëndrueshëm dhe dinamik, duke vendosur kështu një bazë për rritjen ekonomike të qëndrueshme. Vlerësimi i tille për stabilitetin financiar të Republikës së Kosovës dhe Praktikave Prudente bankare pozicionon vendin favorshëm në nivel ekonomik global.

Guvernatori Ismaili u bashkohet Guvernatorëve dhe Ministrave në takimin për Perspektivën Ekonomike Rajonale (EUR), i cili përmbyll takimet pranverore të 2024 në Washington D.C. Guvernatori Ismaili zhvillon dialog të frytshëm me zyrtarë të nivelit të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar në takimet pranverore që po mbahen në Washington D.C.
Skip to content