banka-qendrore-e-kosoves-1 (1)

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat për institucionet tjera financiare për muajin janar 2024, si dhe statistikat e remitancave për dhjetor 2023 dhe ato preliminare për janar 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Ndërmjetësitë tjerë financiarë

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit janar 2024 janë zvogëluar për 1.7 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, duke arritur vlerën 511.9 milionë euro.

Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 71.1 %  të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiar në janar 2024 arritën vlerën në 363.7 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 2.1 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 61% totalin e kredive të sektorit mikrofinanciar.

Vlera kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiarë në muajin janar 2024 ishte 34.2 milionë euro.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit janar 2024 arritën vlerën 312.2 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 45.4%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 28.7 % dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.7 %.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit janar 2024 janë rritur për 41 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën rreth 2.75 miliardë euro.

Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbejnë 74.5%  të gjithsej aseteve.

Remitancat

Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin janar 2024 ishin rreth 84.6 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 63.3%, përmes bankave 19.4%, ndërsa kanalet tjera 17.3.

Remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,343.4 milionë euro, e cila paraqet rritje vjetore prej 10%.

Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në adresën në vijim:

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls&wdOrigin=BROWSELINK

Delegacioni i lartë i BQK-së përfundon pjesëmarrjen në takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së Guvernatori Ismaili merr pjesë në Ministerialin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi Zonën e Vetme të Pagesave (SEPA) të Bashkimit Evropian
Skip to content