bqk-objekti-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat për institucionet tjera financiare për muajin dhjetor 2023, si dhe statistikat e remitancave për nëntor dhe ato preliminare për dhjetor 2023 :

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Ndërmjetësitë tjerë financiarë

Asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit dhjetor 2023 janë rritur për 14.2  milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 513.5 milionë euro.

Struktura e aseteve të sektorit mikrofinanciar dominohet nga kreditë, të cilat përbëjnë 70.4 %  të gjithsej aseteve. Kreditë bruto të ndërmjetëseve tjerë financiarë në dhjetor 2023 arritën vlerën në 361.6 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 7.1 milionë euro krahasuar me periudhën paraprake. Sipas sektorëve, kreditë ndaj ekonomive familjare dominojnë me 61% totalin e kredive të sektorit mikrofinanciar.

Vlera kredive të reja të emetuara nga ndërmjetësit tjerë financiarë në muajin dhjetor ishte 41.4 milionë.

Kompanitë e sigurimeve

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit dhjetor 2023 arritën vlerën 304.1 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 3.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Struktura e aseteve në sektorin e sigurimeve përbëhet nga bilanci me bankat komerciale, që përbëjnë 45.8%, letrat me vlerë dhe asetet e tjera 29.4 % dhe risigurimet me pjesëmarrje 14.2 %.

Fondet pensionale

Asetet e fondeve pensionale në fund të muajit dhjetor 2023 janë rritur për 62.9 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën rreth 2.71 miliardë euro.

Struktura e aseteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit, që përbejnë 74.5%  të gjithsej aseteve.

Remitancat

Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin dhjetor ishin rreth 129.1 milion euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 49.9%, kanalet tjera 36.7%, ndërsa përmes bankave komerciale 13.3%.

Remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,344.5 milionë euro, e cila paraqet rritje vjetore prej 10%.

Për më gjerësisht publikimin mund ta gjeni në adresën në vijim:

https://view.officeapps.live.com/op/view.aspx?src=https%3A%2F%2Fbqk-kos.org%2Frepository%2Fdocs%2Ftime_series%2F31%2520Remittances-by%2520channel.xls&wdOrigin=BROWSELINK

Guvernatori Ismaili takoi Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier U.d Guvernatori Nurboja priti në takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar
Skip to content