06.05.2022-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi bilancin e gjendjes, pasqyrën e BQK-së dhe asetet rezervë – tetor 2023:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e BQK-së në muajin tetor 2023 arritën vlerën prej 1.84 miliard euro, duke shënuar zvogëlim për 85.3 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Rënies së aseteve i ka kontribuar kryesisht tërheqja e depozitave nga fondet pensionale për (52.9 milionë euro), bankat komerciale për (36.4 milionë euro) korporatat publike jofinanciare (për 26.8 milionë). Ndërsa nga ana tjetër depozitat e qeverisë qendrore janë rritur (për 33.0 milionë) dhe fondi i sigurimit të depozitave (për 2.0 milionë euro).

Investimet e BQK-së jashtë vendi, në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë zvogëluar për 53.1 milionë euro gjatë muajit tetor 2023. Investimet në depozita janë zvogëluar për 18.4 milionë, gjithashtu edhe letrat me vlerë janë zvogëluar për 34.7 milionë euro, krahasuar me muajin shtator 2023. Vlera e këtyre investimeve në depozita dhe letrat me vlerë jashtë vendi me 31 tetor 2023 ishte 1.14 miliardë euro.

Depozitat në BQK më 30 tetor 2023 ishin 1.46 miliard euro, prej të cilave 672.2 milionë janë nga qeveria qendrore, 524.0 nga bankat komerciale dhe 163.9 AKP. Depozitat në BQK në muajin tetor krahasuar me muajin shtator shënuan rënie për 81 milionë euro. Kapitali i BQKsë më 30 tetor 2023 ishte 93.5 milionë euro.

Asetet Rezervë  në fund të muajit tetor 2023 shënuan vlerën 1,36 miliard euro e që janë për 15 milionë euro më të ulëta se në muajin paraprak. Kësaj rënie i ka kontribuar zvogëlimi i depozitave me jashtë për 3.1 milionë euro  dhe investimet në letra me vlerë  për 11.3 milionë euro.  

Publikohen statistikat e sektorit të jashtëm Guvernatori Ismaili shpalos kërkesat dhe pritjet nga institucionet financiare jobankare me aktivitet kredidhënës
Skip to content