banka-qendrore-e-kosoves-1 (1)

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin shkurt 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Bilanci i pagesave në shkurt 2024 u karakterizua me deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 145.74 milionë euro, i cili tregon për një rritje të deficitit për 53.94 % ose 51.07 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (94.67 milionë euro ishte deficiti në shkurt 2023).

Bilanci tregtar në mallra në shkurt 2024 shënoi deficit në vlerë 362.40 milionë euro, që është për 25.85% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë shënoi vlerën 70.32 milionë euro, duke paraqitur rënie prej 3.66% krahasuar me shkurt 2023 (72.99 milionë euro ishte në shkurt 2023). Ndërsa, importi i mallrave arriti vlerën 432.72 milionë euro duke paraqitur rritje prej 19.88% krahasuar me shkurt 2023 (360.97 milionë ishte euro në shkurt 2023).

Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, në shkurt 2024 shënoi vlerën 59.82 milionë euro, e cila është për 8.70% më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.
Të ardhurat parësore në shkurt 2024 shënuan bilanc pozitiv prej 20.64 milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishte 9.71 milionë euro.

Të ardhurat dytësore mbeten kontribuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Në shkurt 2024 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 136.19 milionë euro, e cila paraqet rritje prej 5.94% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar (128.55 milionë euro ishte vlera në shkurt 2023).

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave në shkurt 2024 shënoi 85.58 milionë euro, që paraqet rritje prej 3.48 milionë euro ose 4.23% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Asetet në llogarinë financiare në shkurt 2024 kanë shënuar bilanc pozitiv prej 9.74 milionë euro, ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë prej 76.18 milionë euro.

Investimet direkte në Kosovë në shkurt 2024 shënuan vlerën 73.91 milionë euro (58.69 milionë euro ishte vlera në shkurt 2023), përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 13.28 milionë euro (11.46 milionë euro ishte vlera në shkurt 2023).

Asetet rezervë në shkurt 2024 kanë shënuar bilanc negativ prej 9.38 milionë euro, e cila rezulton nga zvogëlimi i investimeve në letra me vlerë dhe rritja e investimeve në depozita. Në periudhën e njëjtë të vitit paraprak asetet rezervë kanë pasur bilanc pozitiv 21.78 milionë euro.

BQK pjesëmarrëse në Forumin e nivelit të lartë për qeverisje për bankat qendrore Vendimet e Bordit të BQK-së më 30 prill 2024