bqk_bilanci-pagesave_062024_SHQ_v2-1024x576

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat: Bilanci i Pagesave (BP) për muajin qershor 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Bilanci i pagesave deri në fund të muajit qershor 2024 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 681.40 milionë euro, i cili tregon rritje prej 135.28 milion euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Bilanci tregtar në mallra deri në fund qershorit 2024 shënoi deficit në vlerë 2,230.68 milionë euro, që është për 8.21% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë shënoi vlerën 448.44 milionë euro që përfaqëson rritje prej 4.83%, ndërsa importi i mallrave shënoi rritje prej 7.63% duke arritur vlerën 2,679.12 milionë euro.

Llogaria e shërbimeve e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në fund të qershorit 2024 shënoi vlerën e 535.50 milionë eurove, që është për 2.82% më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Të ardhurat parësore deri në fund të qershorit 2024 shënuan bilanc pozitiv prej 73.48 milionë euro, të cilat në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishin vlerë 45.50 milionë euro duke treguar një rritje prej 61.49%.

Të ardhurat dytësore mbeten kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe deri në qershor 2024 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 940.29 milionë euro.

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në qershor 2024 shënoi 630.07 milionë euro, që paraqet rritje prej 2.66 milionë euro ose 0.42% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin korrik 2024 ishin rreth 119.68 milion euro, duke arritur kështu vlerën 749.75 milionë euro (preliminare) për shtatë muajt e parë të vitit 2024. Prurjet më të mëdha edhe gjatë muajit korrik kanë qenë përmes IFJB me 50.23%, përmes bankave komerciale me 18.38% dhe kanaleve tjera me 31.38%.

Asetet në llogarinë financiare deri në fund të qershorit 2024 kanë shënuar bilanc pozitiv për 79.37 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë prej  527.56 milionë euro.

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të qershorit 2024 ishin 408.09 milionë euro që paraqet një rritje prej 8.53 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën prej 105.43 milion eurove.

Asetet rezervë deri në fund të qershorit 2024 janë rritur për 128.53 milion euro, euro që paraqet një rritje prej 63.55% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 78.59 milionë euro. Rritjes së aseteve rezervë i ka kontribuar rritja e depozitave të cilat gjatë periudhës janar-qershor 2024 u rritën për 207.42 milionë euro. Ndërsa, investimet në Letra me Vlerë gjatë kësaj periudhe u zvogëluan për 78.88 milionë euro për shkak të maturimit të disa prej Letrave me Vlerë.

Bankat qendrore zgjerojnë bashkëpunimin rajonal: Vizita e nivelit të lartë nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut në BQK shënon një moment të rëndësishëm Vendimet e Bordit te BQK-se më 29 gusht 2024
Skip to content