bqk_bilacipagesave_042024_SHQ-1024x576

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat: Bilanci Pagesave (BP) për muajin prill 2024, Pozicioni i Investimeve Ndërkombëtare dhe Borxhi i Jashtëm i Kosovës për tremujorin e parë 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Bilanci i pagesave deri në fund të muajit prill 2024 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 435.46 milionë euro, i cili tregon rritje prej 122.96 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Bilanci tregtar në mallra deri në fund prillit 2024 shënoi deficit në vlerë 1,441.59 milionë euro, që është për 11.72% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë shënoi vlerën 287.18 milionë euro e që paraqet rënie të lehtë prej 1.05%, ndërsa importi i mallrave shënoi rritje prej 9.79% duke arritur vlerën 1,728.77 milionë euro.

Llogaria e shërbimeve e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në fund të prillit 2024 shënoi vlerën e 358.02 milionë eurove, që është për 0.58 % më e lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Të ardhurat parësore deri në fund të prillit 2024 shënuan bilanc pozitiv prej 46.55 milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerë 17.94 milionë euro dhe tregon për një rritje prej afër 160%.

Të ardhurave dytësore mbetet kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në prill 2024 kjo llogari shënoi bilanc pozitiv prej 601.56 milionë euro e që paraqet vlerë pothuajse i njëjtë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.

Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në prill 2024 shënoi 394.24 milionë euro, që paraqet rritje prej 9.73 milionë euro ose 2.53% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Asetet në llogarinë financiare deri në fund të prillit 2024 kanë shënuar bilanc negativ për 28.56 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar bilanc pozitiv në vlerë  prej 260.07 milionë euro.

Investimet direkte në Kosovë deri në fund të prillit 2024 ishin 269.58 milionë euro që paraqet një rritje prej 5.50% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 56.57 milionë euro.

Asetet rezervë deri në fund të prillit 2024 janë rritur për 72.92 milionë euro, rritje pothuajse e njëjtë me atë të vitit paraprak që ishte për 72.70 milionë euro. Rritjes së aseteve rezervë i ka kontribuar rritja e depozitave të cilat gjatë periudhës janar-prill 2024 u rritën për 143.97 milionë euro. Ndërsa investimet në letra me vlerë gjatë kësaj periudhe u zvogëluan për 71.05 milionë euro për shkak të maturimit të disa prej letrave me vlerë.

Pozicioni i investimeve ndërkombëtare në tremujorin e parë 2024, u karakterizuar me rritjen e vlerës së aseteve ndërkombëtare për 62.85 milionë euro dhe detyrimeve ndërkombëtare për 180.87 milionë euro. Vlera e akumuluar e aseteve ndërkombëtare në fund të prillit 2024 shënoi 7.45 miliardë euro, ndërsa vlera e detyrimeve 9.39 miliardë euro.

Rritjes së aseteve ndërkombëtare në tremujorin e parë 2024 i kanë kontribuar kategoria e investimeve direkte për 37.08 milionë euro, investimeve në letra me vlerë për 177.08 milionë euro dhe asetet rezervë me 30.90 milionë euro. Ndërsa, rënie ka shënuar kategoria investimet tjera për 182.21 milionë euro.

Në kuadër të detyrimeve të jashtme, gjatë tremujorit të parë 2024 investimet e huaja direkte në Kosovë janë rritur për 218.47 milionë euro, ndërsa investimet tjera i zvogëluan për 37.60 milionë euro.

Borxhi i jashtëm bruto i cili përfshinë borxhin publik dhe privat në fund të tremujorit të parë 2024, arriti vlerën 3.84 miliardë euro, e cila paraqet rënie prej 12.18 milionë euro krahasuar me tremujorin paraprak. Kontribuuesi kryesor i rënies  së borxhit të jashtëm në Kosovë ishte sektori privat për 17.64 milionë euro, ndërsa borxhi publik u rrit për 5.46 milionë.

Borxhi i sektorit publik në fund të tremujorit të parë 2024 arriti vlerën 874.49 milionë euro duke marrë pjesë me 22.80% në gjithsej borxhin e jashtëm. Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i qeverisë, i cili në fund të tremujorit të parë 2024 ishte 704.41 milionë euro.

Borxhi i sektorit privat të tremujorit të parë 2024 arriti vlerën 2.96 miliardë euro. Pjesëmarrësit në borxhin privat janë bankat komerciale (16.13%), kompanitë në relacion të investimeve direkte (31.15%) dhe sektorët tjerë (52.73%).

Guvernatori Ismaili merr pjesë në tryezën e nivelit të lartë në projektin “We Lead” të financuar nga BE-ja e organizuar nga Qendra e Ekselencës në Financa Dorëzohet Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2023: Konfirmohet stabiliteti i sistemit financiar dhe qëndrueshmëria afatgjatë e BQK-së
Skip to content