bqk-bank_042024_SHQ-1024x576

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e bankave komerciale për muajin mars 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e bankave komerciale në fund të muajit mars 2024 kanë arritur vlerën në 7.50 miliardë euro, duke shënuar rritje për 110.19 milion euro, ose 1.49% krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto në fund të muajit mars kanë arritur vlerën në 5.09 miliardë euro, duke shënuar rritje për 132.0 milionë euro ose 2.66% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e kredive të reja në muajin mars 2024 ishte 241.20 milionë euro.

Depozitat e klientëve në mars 2024 kanë arritur vlerën prej 6.05 miliardë euro, duke shënuar rritje për 36.83 milionë euro, ose 0.61% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 26.89% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.26% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.07 miliardë euro).

Vlera e depozitave të reja në muajin mars 2024 ishte 69.70 milionë euro.

Raporti kredi-depozita në muajin mars 2024 ishte në nivelin 84.07%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit mars 2024 arriti vlerën në 868.56 milionë euro. Ndërsa, provizionet për kredi u zvogëluan për 1.62 milion euro apo 1.12% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 146.10 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin mars 2024 ishte 2.71% (në janar 2024 ka qenë 2.89%).

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin mars 2024 ishte 6.24% (në janar 2024 ka qenë 6.34%).

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin mars 2024 ishte 3.53% (në janar 2024 ka qenë 3.45%).

Statistikat financiare për institucionet e tjera financiare (jobanka) dhe remitancat për muajin mars 2024 Guvernatori Ismaili takoi ekipin e KfW-së gjermane, diskutohet për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve