IMG_2801-1024x683 (2)

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi statistikat e bankare për muajin nëntor 2023:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e bankave komerciale në muajin nëntor 2023 kanë shënuar rritje për 33.2 milionë euro e që është 0.46% më e lartë krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 7.20 miliardë euro.

Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjera) kanë shënuar rënie prej rreth 24.5 milionë euro që janë  për rreth 2.2% më të ulëta  krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 1,10 miliardë euro.

Kreditë bruto në fund të muajit nëntor 2023 kanë shënuar rritje për 52.13 milionë euro e që është për 1.1% më e lartë krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 4.88 miliardë euro.

Vlera e kredive të reja në muajin nëntor ishte 170.0 milionë euro.

Depozitat e klientëve në nëntor 2023 kanë shënuar rritje për rreth 6.7 milionë euro që është 0.1% më e lartë  krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 5.88 miliardë euro. Rreth 26% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5%  të totalit të depozitave (apo rreth 3.90 miliardë euro).

Vlera e depozitave të reja në muajin nëntor ishte 47.9 milionë euro.

 Raporti kredi-depozita në muajin nëntor ishte në nivelin 83.1%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit  nëntor 2023 ishte 846.7 milionë euro. Ndërsa provizionet për kredi u rritën per 8.36 milionë euro apo 80.3% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 18.76 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin nëntor është 2.43% ( në shtator ka qenë 2.37%). 

Norma e interesit në kredi në muajin nëntor është 6.40% ( në shtator ka qenë 6.39%). 

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin nëntor është 3.98% (në shtator ishte 4.01%). 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Gent Sejko vizitoi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës Guvernatori Ismaili pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare ekonomike të organizuar nga ASHAK-u dhe ASHSH-ja
Skip to content