Banka Qendrore e Republikës së Kosovës sipas kalendarit të publikimeve, prezanton statistikat e bankave komerciale për muajin dhjetor 2024.

Asetet e bankave komerciale – në fund të muajit dhjetor 2024 kanë arritur vlerën e 8.56 miliardë eurove, duke shënuar rritje për 5.95% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së aseteve të ndërlidhura me instrumentet financiare.

Kreditë bruto – për këtë muaj kanë arritur vlerën e 5.81 miliardë eurove, me rritje për 131.85 milionë euro ose 2.32% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e kredive të reja – ishte 264.1 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në kredi – në dhjetor 2024 ishte 5.87%, në nëntor 2024 ka qenë 6.02%.

Depozitat e klientëve – kanë arritur vlerën prej 6.92 miliardë eurove, rritje për 342.77 milionë euro ose 5.21% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve, rreth 28.89% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 65.09% të gjithsej vlerës së depozitave apo rreth 4.51 miliardë euro.

Vlera e depozitave të reja – në muajin dhjetor 2024 ishte 150.70 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita – në muajin dhjetor 2024 ishte 3.39%, në nëntor ka qenë 2.87%.

Margjina e normës së interesit – në kredi dhe depozita ishte 2.48%, ku në muajin nëntor 2024 ishte 3.15%.

Raporti kredi-depozita – në muajin dhjetor 2024 ishte në nivelin prej 83.97%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale – në fund të muajit dhjetor 2024 arriti në vlerën prej 990.27 milionë eurove, ndërsa provizionet për kredi janë zvogëluar për rreth 4.05% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 135.29 milionë eurove.

Të dhënat e plota mund t’i gjeni në këtë lidhje 🔗 https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore/

Guvernatori i BQK-së merr pjesë në takimin themelues të Grupit Drejtues për implementimin e SEPA nën drejtimin e Drejtorëve Gjeneral nga Komisioni Evropian Publikimi i statistikave financiare për institucionet tjera financiare (jobanka) për muajin dhjetor 2024
Skip to content