IMG_7834-1-1024x683

Sipas kalendarit të publikimeve BQK publikoi Bilancin e Gjendjes, Pasqyrën e BQK-së dhe Asetet Rezervë: shtator 2023 (https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore).

Asetet e BQK-së në muajin shtator 2023, kanë shënuar rritje për 29.5 milionë euro. Vlera e aseteve të BQK-së me 30 shtator 2023 ishte rreth 1.92 miliardë euro. Rritjes së aseteve i ka kontribuar kryesisht rritja e depozitave nga Trusti i Kursimeve Pensionale për (37.6 milionë) dhe bankat komerciale për (4.1 milionë).
Investimet e BQK-së jashtë vendi, në formë të depozitave dhe letra me vlerë janë rritur për 55.3 milionë euro gjatë muajit shtator 2023. Investimet në depozita janë rritur për 15.3 milionë, gjithashtu edhe letrat me vlerë janë rritur për 40.4 milionë euro, krahasuar me muajin gusht 2023. Vlera e këtyre investimeve në depozita dhe letra me vlerë jashtë vendi, me 30 shtator 2023 ishte 1,19 miliardë euro.
Depozitat në BQK me 30 shtator 2023 ishin 1.5 miliardë, prej të cilëve 620.3 milionë janë nga Qeveria Qendrore, 560.4 nga bankat komerciale dhe 163.5 AKP. Kapitali i BQK-së më 30 shtator 2023 ishte 90.5 milionë euro.
Asetet rezervë në fund të muajit shtator 2023 shënuan vlerën 1,374.6 milionë euro e që janë për 17.1 milionë euro më të ulëta se në muajin paraprak. Me rreth 40.6 milionë euro, kësaj rënie i ka kontribuar zvogëlimi i parasë së gatshme dhe depozitat me jashtë. Ndërsa investimet në letra jashtë vendit janë rritur për rreth 19.3 milion֝ë euro.

Guvernatori Ismaili priti në takim Drejtorin për marrëdhënie ndërkombëtare të Autoritetit britanik të Mbikëqyrjes Financiare, Ruairi O’Connell Publikohen statistikat e sektorit të jashtëm