bqk_042024_SHQ-1024x576

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi bilancin e gjendjes, pasqyrën e BQK-së dhe asetet rezervë për prill 2024 :

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e BQK-së – në fund të muajit prill 2024 kanë arritur vlerën prej 1.64 miliardë euro, duke përfaqësuar rrije për 105.84 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, kryesisht si rezultat i rritjes së depozitave afatizuara të Qeverisë së Republikës së Kosovës, fondeve pensionale,  korporatave publike jofinanciare, Fondit për Sigurimin e Depozitave dhe depozitave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ndërsa, janë zvogëluar depozitat e transferueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës si dhe depozitat e bankave komerciale.

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letrat me vlerë jashtë vendit deri më 30 prill 2024, ishte 1.58 miliardë euro krahasuar me muajin paraprak, e cila përfaqëson rritje prej 108.93 milionë euro. Prej tyre, investimet në depozita janë rritur për 114.69 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë zvogëluar për 5.76 milionë euro.

Depozitat në BQK – deri më 30 prill 2024 ishin 1.36 miliard euro, prej të cilëve 523.33 milionë euro ishin nga Qeveria e Republikës së Kosovës, 508.91 milionë euro nga bankat komerciale, 169.75 milionë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe 161.17 milionë euro të tjerat.

Kapitali i BQK – deri më 30 prill 2024 ishte 109.95 milionë euro.

Asetet e rezervës ndërkombëtare – në fund të muajit prill 2024 shënuan vlerën e 1.24 miliardë eurove, e cila përfaqëson rritje për 81.68 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kësaj rritje kryesisht i ka kontribuar rritja e depozitave me 96.79 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë zvogëluar për 15.90 milionë euro.

Guvernatori Ismaili prezanton në panelin mbi politikën makroprudenciale në Konferencën Ekonomike të Rejkjavikut Guvernatori Ismaili pret një ekip nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim (SIDA) dhe Ambasada Suedeze në Kosovë për të forcuar bashkëpunimin institucional
Skip to content