bqk-032024_SHQ-1024x576

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi bilancin e gjendjes, pasqyrën e BQK-së dhe asetet rezervë për mars 2024:

https://bqk-kos.org/statistikat/serite-kohore

Asetet e BQK-së në fund të muajit mars 2024 shënuan vlerën prej 1.54 miliard eurove, duke përfaqësuar rënie për 23.70 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, kryesisht si rezultat i zvogëlimit të depozitave të Qeverisë së Republikës së Kosovës me 65.90 milionë euro, fondeve pensionale me 27.96 milionë euro, bankave komerciale me 29.42 milionë euro dhe korporatave publike jofinanciare me 4.92 milionë euro.

Në anën tjetër, është shënuar rritje në depozitat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit me 1 milion euro dhe depozitave të afatizuara Qeverisë së Republikës së Kosovës me 100 milionë euro.

Nga gjithsej asetet, vlera e investimeve në depozita dhe letrat me vlerë jashtë vendit deri më 31 mars 2024, ishte 1.05 miliard euro. Krahasuar me muajin paraprak, investimet e BQK-së jashtë vendit në formë të depozitave dhe letrave me vlerë janë zvogëluar për 28.38 milionë euro, prej të cilave, investimet në depozita janë zvogëluar për 7.40 milionë euro, ndërsa investimet në letra me vlerë janë zvogëluar për 20.98 milionë euro.

Depozitat në BQK – deri më 31 mars 2024 ishin 1.26 miliard euro, prej të cilëve 464.52 milionë euro ishin nga Qeveria e Republikës së Kosovës, 528.60 milionë euro nga bankat komerciale, 167.82 milionë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe 99.61 milionë euro të tjerat.

Kapitali i BQK – deri më 31 mars 2024 ishte 107.79 milionë euro.

Asetet e rezervës ndërkombëtare – në fund të muajit mars 2024 shënuan vlerën e 1.16 miliard eurove, e cila përfaqëson rënie për 16.61 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Kësaj rënie kryesisht i ka kontribuar zvogëlimi i investimeve në letra me vlerë për 9.69 milionë euro dhe depozitave për 6.61 milionë euro.

Guvernatori Ismaili mirëpritet nga Zëvendëspresidenti dhe Drejtuesi i Thesarit të Bankës Botërore, Jorge Familiar në takimet pranverore të FMN-së dhe BB-së në Washington D.C. Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës merr pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Washington D.C.