Presidentja Osmani dhe Guvernatori Ismaili

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore, z.Ahmet Ismaili.

Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pikat (4, 27) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47, 25 janar 2009), nenit 38 (1, 2) të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (GZ, Nr.77, 16 gusht 2010), si dhe në pajtim me propozimin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, në seancën e mbajtur më 13.07.2023.

Kompletohet Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Publikohen statistikat e bankave komerciale për muajin dhjetor 2023
Skip to content