Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, si dhe Genc Hamzaj nga Agjencia e Regjistrimit Civil, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për implementimin e projektit për vendosjen e ngjitësve (stikersave) në xhamat e automjeteve, projekt ky i mbështetur në tërësi nga BKS-ja.

Drejtori i BKS-së Sami Mazreku, ka falënderuar Guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmetin, Zëvendësministrin Durmishi dhe ARC-në, për angazhimin që kanë pasur ditëve të fundit për implementimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm, i cili për qëllim ka uljen e numrit të automjeteve të paregjistruara në vend.

Fillimi i zbatimit të këtij projekti do të nisë të martën përmes një ceremonie me fillim nga ora 13:00 në zyrat e ARC-së, ku do të vendoset ngjitësi (stikersi) i parë në prani të mediave.

FKPK në takim informues me drejtuesit e BQK-së Guvernatori Mehmeti takoi Komisioneren për Informim dhe Privatësi, znj. Sogojeva Dermaku
Skip to content