bqk-ebrd_01-1024x503

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) është bërë përfituese e programit për mësim dhe certifikim online për Tregjet e Kapitalit të ofruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), si pjesë e përkushtimit për avancimin e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale. 

Programi do të përfshijë module për certifikim në fusha të ndryshme që ndërlidhen me fushëveprimin e BQK-së, si: Menaxhimi i Riskut, Menaxhimi i Mjeteve, Investimet, FinTech-u dhe ESG-ja (Mjedis, Sociale dhe Qeverisje), nga i cili do të përfitojnë 16 zyrtarë të BQK-së.

bqk-ebrd_02-1024x701

Në ceremoninë e lansimit të mbajtur në BQK, morën pjesë Guvernatori i BQK-së, Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, si dhe Shefi i EBRD-së për Kosovë, të cilët mbajtën edhe fjalë rasti para pjesëmarrësve përfitues.

Guvernatori z. Ahmet Ismaili duke falënderuar EBRD-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen, potencoi se ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të zotimit për të avancuar kapacitetet njerëzore, menaxhimin e talentit brenda institucionit, si dhe në modernizimin dhe digjitalizimin e BQK-së, si pjesë e Planit Strategjik.

Ndërsa, Shefi i EBRD-së për Kosovë, z. Sergiy Maslichenko tha se ky program është vazhdimësi e përkrahjes së institucionit që ai drejton për Kosovën, në bashkëpunimit ndërmjet EBRD dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

bqk-ebrd_03-1024x768

Gjithashtu, si palë përfituese e programit, në fjalën falënderuese në këtë aktivitet lansues, Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, z. Hekuran Murati u shpreh se ky projekt do të mundësojë që të kemi personel më të kualifikuar dhe do të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve profesionale për zhvillimin e tregut financiar në kushtet aktuale.

Guvernatori Ismaili pret një ekip nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim (SIDA) dhe Ambasada Suedeze në Kosovë për të forcuar bashkëpunimin institucional Guvernatori Ismaili mori pjesë në Ministerialin Vjetor të Këshillit Evropian mbi Politikën Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN)
Skip to content