fmn-bqk-ballina-1024x585

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i udhëhequr nga Z. Sebastian Sosa ka vizituar Republikën e Kosovës gjatë periudhës 18-24 mars 2024, për diskutime mbi rishikimin e dytë të Marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Instrumentit të Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF), që vendi ynë ka me FMN.

Ekipi i FMN-së pas përfundimit të Misionit ne komunikatën e lëshuar nga ana e tyre konstatoi se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka vazhduar të avancojë agjendën ambicioze të reformave institucionale në linjë me Planin Strategjik 5-vjeçar, ka bërë përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e qeverisjes, menaxhimit të rrezikut, mbikëqyrjes financiare dhe adresimin e hendeqeve në luftën për parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit, duke i konsideruar të mirëseardhura dhe si aktivitete që duhet të vazhdojnë.

Ekipi i FMN-së ka konstatuar se sistemi bankar vazhdon të jetë i shëndoshë, likuid dhe të mirë kapitalizuar, duke theksuar ekzistencën e rezervës emergjente për likuiditet si dhe linjën REPO (100 milionë euro) me Bankën Qendrore Evropiane (BQE), e zgjatur se fundi deri në janar 2025.

Gjithashtu, Ekipi i Misionit të FMN-së ka njohur arritjen e caqeve që BQK i ka pasur të dakorduara në kuadër të programit, duke përshirë miratimin e Rregullores së re të punës e cila qartëson rolet dhe përgjegjësitë e Bordit Ekzekutiv dhe Bordit Mbikëqyrës të BQK-së, si dhe hartimin e ligjit të ri për sektorin bankar, i cili do të dorëzohet së shpejti në Kuvend.

Komunikata e FMN konstaton se zbatimi i programit vazhdon të jetë në rrugën e duhur, me përmbushje të të gjitha caqeve kuantitative të fundit të dhjetorit 2023 dhe me avancim të kënaqshëm në agjendën e dakorduar të reformave strukturore.

BQK-ja mbetet e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha masave të parapara në Programin me FMN, në kuadër të aktiviteteve të reformuese në linjë me objektivat e saj.

Tekstin e plotë të komunikatës së FMN mund ta gjeni në linkun bashkëngjitur:

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2024/10/kos-second-review-press-release-final-alb-3.pdf

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës merr pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Washington D.C. Publikohen statistikat e bilancit të pagesave për janar 2024
Skip to content