005_bqk-konstituenca

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, i cili njëherësh përfaqëson Republikën e Kosovës në Bordin e Guvernatorëve të FMN-së, mori pjesë në mbledhjen e Konstituencës së FMN-së, ku Republika e Kosovës bën pjesë së bashku me Austrinë, Çekinë, Hungarinë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Turkiye.

Në takim u diskutua lidhur me ecurinë e realizimit të aktiviteteve, buxhetit si dhe personelit, duke paraqitur një përmbledhje të aktivitetit të konsistencës sonë. Në këtë takim, u vlerësua bashkëpunimi dhe kontributi i  Drejtorit Ekzekutiv të deritanishëm, z. Daniel Palottai, ndërsa u mirëprit Drejtori i ri Ekzekutiv, z. Yigit Yasar i cili do të marrë detyrën nga 1 nëntori 2024.

BQK-ja shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen nga drejtuesit e FMN-së, ndërsa rikonfirmon gatishmërinë për bashkëpunim të hapur dhe efikas edhe me udhëheqjen e re, duke siguruar vazhdimësinë e proceseve në mënyrë efikase brenda shteteve pjesëmarrëse të konstituencës sonë. Takimi u organizua kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C.

Guvernatori Ismaili mori pjesë në takimin mbi perspektivën ekonomike evropiane të Departamentit për Evropë të FMN-së Guvernatori Ismaili merr pjesë në takimin plenar të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar (IMFC) me Guvernatorët nga 191 shtetet anëtare
Skip to content