BQK

Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së, i përbërë nga Guvernatori i përkohshëm i BQK-së, Bashkim Nurboja (kryesues), Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, sot ia propozoi Kuvendit për emërim 5 kandidatë për anëtarë profesionalë të Bordit Drejtues të FKPK-së.  Në konkursin për këto pozita ishin pranuar 60 aplikacione.  Pesë kandidatët e përzgjedhur për anëtarë profesionalë të Bordit Drejtues të FKPK-së propozohen pas përfundimit të intervistave dhe kryerjes së verifikimeve të nevojshme.  Emrat e kandidatëve të propozuar si dhe pikët e tyre nga intervistimi janë të paraqitura në vijim:

  1. Emanuel Bajra                                (26,7 nga 30 pikë maksimale)
  2. Shpresim Vranovci                         (26,0 nga 30 pikë maksimale)
  3. Mimoza Mustafa                            (25,7 nga 30 pikë maksimale)
  4. Cyril Demaria-Bengochea            (20,7 nga 30 pikë maksimale)
  5. Trim Shala                                       (20,3 nga 30 pikë maksimale)

Si për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punonjësve apo përfaqësuesve të tyre ashtu edhe për pozitën e anëtarit me përvojë në përfaqësimin ose këshillimin e punëdhënësve, nuk ka qenë e mundur të përzgjidhen së paku tre kandidatë që kishin dorëzuar dokumentet e kërkuara dhe përmbushur kërkesat e specifikuara në konkurs.  Andaj, proceset përkatëse të përzgjedhjes do të duhet të rishpallen.

U.D Guvernatori Nurboja, mori pjesë në konferencën e organizuar nga FMN dhe Banka Kombëtare e Kroacisë BQK: Kalon mbi 180 mijë copë numri i kartëmonedhave prej 500 euro të tërhequra nga qarkullimi dhe depozituara në BQK