Guvernatori Nurboja priti në takim ambasadorin turk Angili

Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja i shoqëruar nga u.d zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Nexhat Kryeziu, kanë pritur në takim, ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, Tunç Angili.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe rolin e Turqisë në investimet në Kosovë sidomos në sektorin financiar.

Guvernatori Nurboja priti në takim ambasadorin turk Angili

Me këtë rast, Guvernatori Nurboja ka falënderuar Turqinë për ndihmën që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe financiar.

Nga ana tjetër, ambasadori Tunç Angili, ka shprehur gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin mes dy institucioneve.

BQK angazhohet në zgjidhjen e problemeve të gazetarëve nga Afganistani Guvernatori Ismaili takon Drejtoreshën në detyrë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) të Republikës së Shqipërisë, Mimoza Kaçi
Skip to content