Flag_of_Japan_with_border-1

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar Japoninë për Ditën e Themelimit.

Në mesazhin e urimit dërguar Ambasadorit jorezident të Japonisë për Republikën e Kosovës Akira Mizutani, Guvernatori Mehmeti ka uruar gjithë popullin e Japonisë për këtë ditë të veçantë.

Përmes këtij urimi, Guvernatori Mehmeti ka shprehur falënderimin e tij dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për përkrahjen që shteti mik i Japonisë i ka dhënë Republikës së Kosovës, në mbështetjen për zhvillimin ekonomik dhe ambientin në Kosovë, si dhe ndihmën dhënë BQK-së përmes asistencës teknike.

Guvernatori Mehmeti takoi Kryeministrin Hoti dhe Ministren Bajrami BQK-ja dhe drejtorët e bankave diskutojnë mbi zhvillimet në sektorin bankar