Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti u ka uruar të gjithë shqiptarëve kudo që gjinden, 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e urimit dërguar ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar shtetin shqiptar për ndihmën  e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e historisë.

“Shpreh mirënjohjen time dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer dhe shumëdimensionale, që Republika e Shqipërisë i ka dhënë Republikës së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në veçanti. Është kënaqësi për mua që t’ua uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, një ditë që na kujton sakrificën e shumë brezave që luftuan për të jetuar të lirë”, thuhet në mesazhin e urimit të Guvernatorit Mehmeti.

Guvernatori Mehmeti uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës Guvernatori Mehmeti takoi përfaqësuesit e Bankës Botërore
Skip to content