IMG_8120-1024x684

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti u prit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me ç’rast Guvernatori Mehmeti e uroi për përzgjedhjen në pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Guvernatori Mehmeti e njoftoi Kryetarin Konjufca lidhur me zhvillimet në sektorin financiar për progresin e arritur në këtë sektor, si dhe rëndësinë e tij në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.

Njëherësh, Guvernatori Mehmeti përmendi edhe sfidat e prioritetet e BQK-së, ku Kuvendi i Kosovës është mbështetësi më i rëndësishëm në realizimin e tyre.

Kryetari Konjufca falënderoi Guvernatorin për informacionin e dhënë dhe ofroi përkrahjen e Kuvendit për realizimin e objektivave me interes të përbashkët institucional.

Guvernatori Mehmeti uron Szunyog në Ditën e Evropës Guvernatori Mehmeti zhvilloi takim virtual me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare
Skip to content