31maj21-1024x683

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi Sekretarin Bardiqi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e mëtejmë të BQK-së për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbajtjes së sektorit financiar stabil dhe likuid.

Sekretari i Përgjithshëm z. Bardiqi falënderoi Guvernatorin Mehmeti për informatat që kanë të bëjnë me sistemin financiar dhe e njoftoi atë për marrëveshjen e arritur për blerjen e vaksinave Covid-19.

Guvernatori Mehmeti përgëzoi Sekretarin Bardiqi dhe Ministrinë e Shëndetësisë për marrëveshjen e arritur me kompaninë Pfizer për blerjen e vaksinave Covid-19, si një hap shumë të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në njërën anë dhe rikthimit normal të aktivitetit ekonomik, në anën tjetër. Vaksinimi i qytetarëve dhe zhvillimi normal i aktivitetit ekonomik në vend do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e vendit, duke rikthyer rritjen pozitive ekonomike që do të ndikojë edhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

BQK shpall konkurs për punime me titull “MËSO, KURSE, FITO” Guvernatori Mehmeti prezantoi të gjeturat e raportit të Komisionit Evropian
Skip to content