Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Komisioneren për Informim dhe Privatësi znj. Krenare Sogojeva-Dermaku.

Në takim, Guvernatori Mehmeti dhe Komisionerja Sogojeva-Dermaku u dakorduan që të rritin nivelin e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe veprimeve në kuadër të fushëveprimtarive, kompetencave dhe autorizimeve të të dyja institucioneve.

Mes tjerash, dy institucionet u pajtuan për ngritjen e mekanizmave koordinues të cilët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për çështje të interesit të përbashkët në zbatim të legjislacionit dhe autorizimeve që kanë institucionet tona.

Nënshkruhet memorandumi për implementimin e vendosjes së ngjitësve (stikersave) Studim: Kostoja e Pagesave me Vlerë të Vogël në Kosovë dhe Kursimet e Mundshme
Skip to content