Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim drejtoreshën e Zyrës Rajonale të Thesarit Francez, me seli në Sofje, Florence Dobelle me të cilën ka diskutuar për gjendjen në sektorin financiar dhe zhvillimet e reja në legjislacionin e sistemit financiar.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sektori financiar ka pasur zhvillime pozitive ku kreditimi bankar shënoi rritje vjetore prej 11.6%, depozitat shënuan rritje vjetore prej 6.9%, ndërsa normat e interesit në kredi vazhduan trendin rënës, duke zbritur në 6.3%.

Guvernatori Mehmeti ka vënë në dukje edhe cilësinë shumë të mirë të portofolit kreditor me një normë të kredive joperformuese në trend rënës prej 2.6%.

Nga ana tjetër, drejtoresha znj. Dobelle falënderoi Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe rolin e tyre në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

BQK shënon Ditën Botërore të Kursimeve me aktivitete virtuale BQK-ja dhe BERZH-i diskutuan lidhur me zhvillimin e tregut të kapitalit
Skip to content