Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Duke shprehur mirënjohjen e lartë për vizitën në BQK, Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadoren Willems për zhvillimet ekomomike dhe lidhur me zhvillimet në sektorin financiar të vendit, në veçanti sektorin bankar, i cili vazhdon të performojë mirë, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.

Gjithashtu, Guvernatori njoftoi Ambasadoren Willems për zhvillimet e fundit edhe në sektorët tjerë financiarë, si sektorin e sigurimeve, fondeve pensionale, të institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare.
Guvernatori Mehmeti falënderoi Ambasadoren për vizitën dhe përkrahjen e shtetit holandez për mbështetjen e Republikës së Kosovës, në realizimin e projekteve të ndryshme.
Nga ana tjetër, Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems vlerësoi lartë punën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet në sistemin financiar, si dhe shprehu gatishmërinë e saj për përkrahje të mëtejmë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. 

Zëvendësguvernatori Havolli priti në takim përfaqësuesit e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës Zëvendësguvernatori Havolli kërkon nga FKGK-ja rritjen e skemës së garantimit të kredive për bizneset
Skip to content