Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i ka takuar  sot zyrtarët e lartë të Bankës të Bankës Botërore, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë me qëllim të dakordimit të projekteve konkrete, të cilat do të ndihmojnë rritjen e qasjes së sektorit privat në financa. Projektet të cilat janë dakroduar me Guvernatorin Mehmeti janë të ndërlidhura me avancimin e kornizës ligjore të sistemit të pagesave, studimin e fizibilitetit për identifikimin e hendekut financiar, avancimin  edukimit financiar  që i targeton remitencat si kategori mjaft e rëndësishme e të hyrave në Kosovë. Gjithashtu Guvernatori Mehmeti ka përgëzuar delegacionin për avancimin e bërë në projektin për rritjen e financimit për Fondin Kosovar për garanci kreditore, si dhe fillimin e studimit për të identifikuar sfidat me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Guvernatori Mehmeti ka informuar zyrtarët e këtij institucioni për gjendjen në sistemin financiar dhe ka falënderuar përfaqësuesit e BB-së për përkrahjen e vazhdueshme, që kanë dhënë dhe po japin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.  Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës ka pasur zhvillime pozitive, duke shënuar rritje vjetore prej 6.9%, ndërsa kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore  rreth 11%, normat e interesit në kredi kanë zbritur në 6.3%, ndërsa norma e kredive joperformuese ka shënuar rënie në 2.7%. Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e BB-së lidhur me zhvillimet pozitive në sektorët tjerë, si sektorin e sigurimeve, pensioneve dhe atë të institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare. Përfaqësuesit e BB-së të kryesuar nga Mario Guadamillas – Menaxher i Shtyllës për Financim dhe Tregje, falënderuan Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe e përgëzuan BQK-në për iniciativat zhvillimore në funksion të zhvillimit të sektorit privat, si dhe diskutuan për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet BB-së dhe BQK-së.

Kumtesë për shtyp BQK shënon Ditën Botërore të Kursimeve me aktivitete virtuale
Skip to content