cbk_imf-1-1024x768

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili i shoqëruar nga Zëvendësguvernatori z. Fusha, mori pjesë në një sërë takimesh konstruktive me përfaqësues të nderuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), gjatë takimeve pranverore që po mbahen në Washington D.C. Këto sesione të takimeve ofruan një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar zhvillimet e rëndësishme dhe progresin e vazhdueshëm të BQK-së.

Në takim me Zëvendësdrejtorin Menaxhues z. Bo Li, Guvernatori Ismaili zhvilloi diskutime të cilat ishin të fokusuara në zhvillimet kryesore të sektorit financiar. Duke theksuar rolin vendimtar të FMN-së, Guvernatori Ismaili theksoi mbështetjen e dhënë BQK-së nga FMN-ja në forcimin e kapaciteteve të saj institucionale dhe zbatimin me sukses të rekomandimeve nga misionet e FMN-së.

cbk_imf-2-1024x768

Guvernatori Ismaili mori pjesë në mbledhjen Plenare të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar (IMFC), si përfaqësues i Republikës së Kosovës në Bordin e FMN-së. Ky forum i nivelit të lartë, me pjesëmarrjen e Drejtoreshës Menaxhuese të FMN-së, Znj. Georgieva, diskutoi çështjet aktuale të stabilitetit financiar në nivel global, pritjet dhe rreziqet, të rëndësishme edhe për përkushtimin e BQK-së për qëndrueshmërinë e sektorit financiar.

Një aspekt i dukshëm i takimeve pranverore ishte bashkëbisedimi i Guvernatorit Ismaili me z. Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian në FMN. Gjatë këtij diskutimi, Guvernatori Ismaili ritheksoi kontributin e konsiderueshëm të FMN-së në agjendën reformuese të BQK-së. Ai vlerësoi asistencën teknike të ofruar nga FMN-ja dhe theksoi rolin kritik të bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e objektivave të BQK-së.

cbk_imf-3-1024x573

Gjatë gjithë këtyre diskutimeve, Guvernatori Ismaili rikonfirmoi rëndësinë kryesore të ruajtjes së stabilitetit dhe qëndrueshmërisë financiare. Teksa vazhdon të shtyjë përpara reformat dhe të nxisë partneritetet strategjike, BQK-ja mbetet e përkushtuar në misionin e saj për stabilitetin financiar të Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës arrin vlerësimin kreditor BB- me perspektivë të qëndrueshme nga Fitch: Nënvizohet Stabiliteti Financiar dhe Politikat Prudente të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës Banka Qendrore e Republikës së Kosovës forcon partneritetet botërore: Takime produktive në Washington D.C. me udhëheqësit e Grupit të Bankës Botërore
Skip to content