bqk-mpjd-1024x683

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka takuar Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, z. Kreshnik Ahmeti.

Në këtë takim është diskutuar për koordinimin e çështjeve të anëtarësimeve të Republikës së Kosovës në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë financiare, ku pjesëmarrja është e përbashkët.

Pjesë e diskutimit ishin edhe sfidat dhe mundësitë për anëtarësimin në Kartonin e Gjelbër për automjete dhe pengesa për listim të vendit tonë në platformat botërore të pagesave.

Bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional është i nevojshëm për një qasje të unifikuar dhe në nivel shtetëror, përfshirë edhe çështjet protokollare.

Në fund, Guvernatori Ismaili dhe Zëvendësministri Ahmeti u dakorduan që të rritin bashkëpunimin ndërmjet dy ekipeve në nivel profesional dhe të vazhdueshëm.

Guvernatori Ismaili takoi Ambasadorin turk Sh. T. Tunç Angılı Guvernatori Ismaili pas anëtarësimit të BQK-së në Programin RAMP të Thesarit të Bankës Botërore: Kjo Marrëveshje shënon progres të rëndësishëm në marrëdhëniet tona institucionale
Skip to content