Guvernatori Ismaili takon dekanët e fakulteteve me drejtime të ekonomisë, flasin për bashkëpunimin e BQK-së dhe institucioneve akademike

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili së bashku me Zëvendësguvernatorin Dardan Fusha kanë takuar drejtuesit e fakulteteve me drejtime të ekonomisë, ku me këtë rast kanë biseduar për bashkëpunimin ndërinstitucional në shumë fusha, duke përfshirë hulumtimet dhe konferencat shkencore.

Gjatë takimit është theksuar gatishmëria për të përfshirë në konsultime për legjislacion, grupe pune, anketime, ligjërata për studentët nga personeli i BQK-së, sipas një plani në lëndë specifike, e deri te mundësia për revistë lokale të përbashkët me pjesëmarrjen e të gjithë studiuesve.

Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe rritja e bashkëpunimit në aspekt të edukimit financiar, të dhënave dhe publikimeve, si dhe nismave të BQK-së të cilat kanë ndikim në shoqëri, ku kontributi i akademisë është i rëndësishëm.

Në takim po ashtu u theksua nevoja që të caktohen zyrtarë ndërlidhës dhe të formalizohet me marrëveshje bashkëpunimi i tillë.

Përkujtojmë që BQK ka një program të edukimit financiar, i cili ka fokus edhe edukimin në nivelin fillor dhe të mesëm bazuar në marrëveshje me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e cila do të zgjerohet edhe më tutje në interes publik.

Avancimi i operacioneve me para të gatshme të BQK-së në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Italisë Guvernatori Ismaili shpalos pritjet dhe kërkesat nga institucionet financiare jobankare
Skip to content