001_bqk-panetta-1024x768

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, më bashkëpunëtorët e tij zhvilloi takim me Guvernatorin e Bankës së Italisë (Banca d’Italia), z. Fabio Panetta, gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C.

Guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi e informoi z. Panetta për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe reformat e tjera të ndërmarra në BQK, duke përfshirë avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative drejt harmonizimit me ato të Bashkimit Evropian. Veçanërisht ai ka informuar mbi progresin e bërë dhe veprimet e ndërmarra nga BQK-ja në përgatitje për procesin e para aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Guvernatori Ismaili shprehu vlerësimin e tij për Bankën e Italisë për mbështetjen e vazhdueshme për arritjen e objektivave të BQK-së, përfshirë shqyrtimin e mundësive dhe infrastrukturës teknike të nevojshme për funksionalizimin e pjesëmarrjes në Sistemin e Pagesave të BE-së (TIPS), projekt ky që po trajtohet në aspektin rajonal gjithashtu. Në kuadër të takimeve vjetore, delegacioni i BQK-së do kenë takime bilaterale me homologët nga bankat qendrore partnere.

Guvernatori Ismaili takoi Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, z. Bo Li: U vlerësua lart niveli i zbatimit të rekomandimeve dhe programeve në fuqi Guvernatori Ismaili u mirëprit nga Zëvendësndihmës Sekretari i Thesarit të SHBA-së
Skip to content