Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili në ditën e katërt të qëndrimit të tij në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Marakesh, ka zhvilluar takime me guvernatorë të bankave qendrore dhe përfaqësues të lartë të institucioneve financiare botërore

Vlen të theksohet se Guvernatori Ismaili ka bashkëbiseduar me Guvernatorin e Bankës Kombëtare të Austrisë, dr. Holzmann, po ashtu edhe me atë të Bankës së Shqipërisë, z. Sejko.

Në takime të ndara, Guvernatori Ismaili ka diskutuar me Presidentin e Bankës Tregtare dhe Zhvillimore të Detit të Zi, z. Koksal, Drejtorin Ekzekutiv të Konstituencës në BB, z. Demircan dhe Zëvendëskryetarin e Forumit të Institucioneve Monetare dhe Financiare (OMFIF) dhe Shefin Global i Bankimit Ekzekutiv në DZ Bank AG, z. Scheidig.

Po ashtu, i pari i BQK-së zhvilloi takime me ministrat e financave të konstituencës nga Sllovenia, z. Boštjančič, atë të Belgjikës, z. Van Peteghem dhe zëvendësministrin e Turqisë, z. Çelik.

Në këto takime, Guvernatori Ismaili ka biseduar lidhur me bashkëpunimin, mundësinë e zgjerimit të asistencës dhe portofolit të investimeve, si dhe anëtarësimeve në mekanizma ndërkombëtare për bankat qendrore dhe politikat ekonomike.

Guvernatori Ismaili gjithashtu mori pjesë në sesionin në të cilën është diskutuar tema mbi stabilitetin e çmimeve, nën drejtimin e Guvernatorit të Bankës së Spanjës, z. Hernández de Cos dhe Drejtorit për Evropën i FMN-së, z. Kammer.

Gjatë ditës, Guvernatori Ismaili do të nënshkruajë marrëveshjen për anëtarësim të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në Programin e Thesarit të Bankës Botërore “Reserve Advisory & Management Partnership” (RAMP)

Guvernatori Ismaili takoi Ambasadorin e ri austriak Sh. T. Z. Georg Schnetzer Guvernatori Ismaili përmbyll me bankat takimet me drejtuesit e industrisë financiare: Shpalos kërkesat dhe pritjet për vitet në vijim
Skip to content