bqk-kuvendi_komisioni-1024x683

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka takuar Grupin Punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Tregti me Jashtë i përbërë nga deputetët z. Hyseni, z. Thaçi dhe Koordinatori i Komiteteve në Kuvendin e Republikës së Kosovës, z. Ademaj.
Gjatë këtij takimi është biseduar lidhur me statistikat për sa i përket shkëmbimeve tregtare në shërbime dhe mundësitë e avancimit, si dhe sfidat për zbatimin e këtij Ligji.

Guvernatori Ismaili dhe Zëvendësguvernatori Dardan Fusha në këtë takim shpalosën planet e BQK-së në funksion të realizimit të objektivave dhe Planit Strategjik, duke vënë theksin edhe te fuqizimi i rolit të publikimeve dhe komunikimin e tyre për publikun.

Po ashtu, përfaqësuesit e Kuvendit të Republikës së Kosovës u njoftuan për zhvillimet në BQK, me theks të veçantë modernizimi i sistemit të pagesave që do të ndikonte në lehtësimin e qarkullimit të fondeve, rritjen e konkurrencës dhe lehtësimi i aktiviteteve tregtare në Republikën e Kosovës dhe jashtë vendit.

Pjesë e diskutimit ishin edhe sfidat për anëtarësimin në Kartonin e Gjelbër si pengesë për zhvillimin e aktiviteteve tregtare.

Në fund të takimit është biseduar edhe për relacionin e BQK-së me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për përpunimin e të dhënave, investimeve të huaja në Republikën e Kosovës dhe nevojën e rritjes së koordinimit ndërinstitucional.

Guvernatori Ismaili priti në takim njoftues Bordin e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës Guvernatori Ismaili takoi Zëvendësambasadorin gjerman Matthias Conrad
Skip to content