8-dhjetor23-1024x682

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, Sh. T. Tunç Angılı.

Guvernatori Ismaili në këtë takim ka njoftuar për aktivitetet aktuale dhe planet e BQK-së në funksion të realizimit të objektivave dhe të Planit Strategjik.

Në takim u diskutua per aktualitetet dhe sistemin financiar në Republikën e Kosovës, i cili është stabil dhe brenda parametrave të kërkuar ligjor dhe rregullativ.

Guvernatori Ismaili e ka informuar Ambasadorin Angılı për perspektivën e BQK-së lidhur me zhvillimet makroekomomike, sistemin financiar dhe ndryshimet ligjore dhe infrastukrurore në perspektiv.

Guvernatori dhe Ambasadori kanë bashkëbiseduar edhe për avancimin e bashkëpunimit me autoritetet rregullative e mbikëqyrëse turke, si Banka Qendrore e Turqisë dhe Agjencia e Rregullimit dhe Mbikëqyrjes Bankare (BRSA).

Në fund, Guvernatori Ismaili shprehi mirënjohjen e institucionit që e drejton për mbështetjen e ofruar nga ana e Republikës së Turqisë, me theks në ekonomine e vendit dhe sistemin financiar në veçanti.

Guvernatori Ismaili përmbyll me bankat takimet me drejtuesit e industrisë financiare: Shpalos kërkesat dhe pritjet për vitet në vijim Guvernatori Ismaili takon Zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti