Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili ka pritur në takim Ambasadorin e Federatës së Gjermanisë në vendin tonë, Sh. T. Jörn Rohde, të cilin e falënderoi për mbështetjen e dhënë ndaj BQK-së në projektet për ngritjen e kapaciteteve nga autoritetet rregullative mbikëqyrëse të Gjermanisë.

Guvernatori Ismaili i shoqëruar nga zëvendësguvernatori z. Fusha, në këtë takim e njoftoi Ambasadorin Rohde dhe zëvendës udhëheqësin e Misionit z. Conrad, për aktualitetet e sektorit financiar, duke nënvizuar stabilitetin financiar dhe performacën e mirë të sektorit. Gjithashtu, u njoftuan për aktivitetet dhe planet e BQK-së në funksion të realizimit të objektivave ligjore dhe të Planit Strategjik, me theks në avancimet në kornizën rregullative dhe ligjore në fushën mbikëqyrëse, zhvillimet në fushën e infrastrukturës teknike të nevojshme për anëtarësim në SEPA, avancimet në fushën që lidhet me qasjen në financa dhe financimin e qëndrueshëm.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori i BQK-së e ka informuar Ambasadorin gjerman lidhur me procesin e para-aplikimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) dhe procesin e zhvillimit të sistemit të pagesave të shpejta të Eurosistemit (TIPS), si dhe format tjera që ndërlidhen me fushat e përgjegjësisë së BQK-së.

Pjesë e diskutimit ishin edhe sfidat aktuale, duke përfshirë anëtarësimin në Kartonin e Gjelbër për automjete dhe listimi i Republikës së Kosovës në platformat botërore të pagesave, për të cilën u kërkua edhe mbështetje institucionale.

Guvernatori Ismaili dhe Ambasadori Rohde kanë bashkëbiseduar për rritjen e bashkëpunimit me autoritetet rregullative gjermane, ndërsa u nënvizua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Deutshce Bundesbank, si në aspektin e menaxhimit të rezervave ndërkombëtare të Kosovës ashtu edhe mbështetjen në kuadër të Eurosistemit.

Në fund të takimit, Guvernatori shprehu mirënjohjen e thellë për popullin dhe autoritetet gjermane në mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa të dy palët shprehen gatishmërinë për të avancuar bashkëpunimin në linjë me autorizimet ligjore dhe interesin publik.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova dhe kontribuon në lehtësimin e shërbimeve që ofron Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës Guvernatori Ismaili pret në takim ekspertët e Misionit të Bankës Botërore lidhur me projektin me të ri për zhvillimin e sektorit financiar
Skip to content