cbk-eu_sepa-001-1024x683

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili i shoqëruar nga Zëvendësguvernatori z. Dardan Fusha ka takuar Ambasadorin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Sh. T. Z. Szunyog, të cilin e kanë informuar lidhur me zhvillimet kryesore në sistemin financiar, avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, si dhe mbi qëndrueshmërinë dhe integritetin e sistemit financiar të vendit.

Me theks të veçantë, Guvernatori Ismaili e informoi Ambasadorin Szunyog lidhur me veprimet e ndërmarra nga BQK-ja për antarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), duke përfshirë hartimin e kuadrit ligjor të nevojshëm, që financohet nga Bashkimit Evropian dhe zbatohet nga Banka Botërore si pjesë e një projekti rojonal.

cbk-eu_sepa-002-1024x683

Guvernatori Ismaili potencoi se hyrja e Republikës së Kosovës në sistemet e BE-së do të lehtësonte tregtinë dhe do të kontribuonte në krijimin e një sistemi efikas, të sigurt dhe më të integruar të pagesave, që do t’i shërbente nevojave vendit tonë për rritje ekonomike.

Gjatë këtij takimi, Ambasadori Szunyog tha se BE-ja mbetet e përkushtuar të mbështesë rrugën e Kosovës dhe BQK-në në plotësimin e kushteve ligjore dhe teknike për anëtarësimin në SEPA, si elemente kyç edhe për Planin e Rritjes, si dhe integrimin e vendit tonë në familjen evropiane dhe përfitimet prej saj.

cbk-eu_sepa-003-1024x683

Në fund, Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e BQK-së për mbështetjen e treguar nga ana e BE-së për sistemin financiar dhe ekonominë e Kosovës, përmes programeve të shumta të mbështetjes financiare nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Publikimi i statistikave të bankave komerciale për maj 2024 Guvernatori Ismaili priti në takim anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZH-it
Skip to content