bqk-sweden-1024x683

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili së bashku me bashkëpunëtorë priti në takim Ambasadorin e Suedisë në vendin tonë, Sh. T. Z. Jonas Westerlund, shoqëruar nga z. Samuel Naumovski Vickius.

Guvernatori Ismaili në fillim të takimit e ka njoftuar Ambasadorin Westerlund lidhur me aktualitetet në sistemin financiar të vendit, zhvillimet makroekonomike, perspektivën, objektivat dhe Planin Strategjik të BQK-së, nismat për avancimin e sistemit financiar, përfshirë projektin për modernizimin e sistemit të pagesave dhe synimin për anëtarësimin në Zonën e Vetme të Pagesave Euro të Bashkimit Evropian, i njohur si SEPA dhe Sistemin Evropian të Pagesave të Shpejta (TIPS).

Me këtë rast, Guvernatori Ismaili falënderoi Ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së tij dhe popullit suedez për institucionet dhe popullin e Republikës së Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për progresin drejt digjitalizimit dhe bashkëpunimin potencial në këtë fushë me institucionet suedeze, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit me bankën qendrore të Suedisë.  Po ashtu u diskutua lidhur me avancimin e kornizës rregullative dhe ligjore, duke përfshirë Ligjin për Bankat, Ligjin për Shërbimin e Pagesave dhe ligje tjera, të cilat kanë si synim përafrimin me direktiva të BE-së.

Ambasadori Westerlund është njoftuar dhe për kompletimin e Bordit Ekzekutiv të BQK-së, si dhe veprimet për kompletimin e Strukturës Organizative të BQK-së, e miratuar në fund të vitit të kaluar.

Pjesë e diskutimit ishin sfidat dhe mundësitë e mbështetjes për anëtarësimin në Kartonin e Gjelbër për automjete, si dhe nevoja për të gjetur mundësitë për listimin e Republikës së Kosovës në platformat botërore të pagesave (PayPal, Apple Pay, Google Pay) dhe Kodin ISO, për të cilën u kërkua mbështetja edhe nga shteti suedez.

Guvernatori Ismaili e informoi Ambasadorin Westerlund mbi Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme, duke sqaruar aspektet kryesore, efektet dhe argumentet për pozicionin e saj. U sqarua se Rregullorja avancon integritetin e sistemit financiar dhe përafron Republikën e Kosovën me standardet e BE-së, si dhe ajo nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro, nuk kufizon aktivitetin këmbimor që kryhet nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK.

Në këtë aspekt, Ambasadori Westerlund u njoftua edhe për Planin e BQK-së për zbatimin e kësaj Rregulloreje në praktikë, si dhe veprimet për lehtësimin e efekteve të saj, krahas angazhimit konstruktiv të BQK-së për lehtësimin e transferimit të mjeteve sipas modelit të propozuar dhe gatishmërisë për të diskutuar opsionet e mundshme ligjore.

Në fund, u konstatua se do të ketë shkëmbime të mëtutjeshme të informacionit me qëllim të bashkëpunimit të mundshëm ndërmjet BQK-së dhe institucioneve suedeze në fushat e interesit të përbashkët.

Guvernatori Ismaili priti në takim ekspertin e Misionit të FMN-së, Gabriel Andrade KUMTESË PËR SHTYP
Skip to content