IMG-20231211-WA0003-1024x683

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Z. Ahmet Ismaili ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e ri të Austrisë në vendin tonë, Sh. T. Z. Georg Schnetzer, të cilit i uroi detyrën dhe mirëseardhjen në Kosovë.

Në këtë takim Guvernatori ka njoftuar Ambasadorin Schnetzer për aktivitetet e BQK-së në funksion të realizimit të objektivave dhe Planin Strategjik, me fokus objektivat dhe funksionet e reja organizative, stabilitetin dhe ecurinë e sistemit financiar, pjesë e të cilit janë edhe institucionet financiare austriake të licencuara në Kosovë.

I pari i BQK-së përmes Ambasadorit Schnetzer ka falënderuar shtetin dhe popullin austriak për mbështetjen e dhënë nga institucionet austriake, me theks nga Banka Qendrore e Austrisë, me të cilën BQK-ja ka bashkëpunim të shkëlqyer në aspekt të asistencës teknike dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së. Me bashkëpunimin e zgjeruar muajin e fundit, do të fuqizohen edhe aspektet që lidhen me analizat ekonomike dhe aspektet kërkimore si dhe mbikëqyrja e bankave sistemike. Kontribut të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve për personelin e BQK-së ka dhënë edhe Joint Vienna Institute, për të cilën u shpreh mirënjohje gjithashtu.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Ismaili e ka njoftuar Ambasadorin Schnetzer lidhur me përgatitjet dhe punën që po bën BQK-ja në aspekt të kornizës ligjore dhe infrastrukturore për projektin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në skemën e pagesave SEPA dhe sistemin e pagesave të shpejta të Bashkimit Evropian (TIPS).

Pjesë e diskutimit ishin edhe sfidat dhe mundësitë për anëtarësimin në Kartonin e Gjelbër për automjete, si dhe nevoja për të gjetur mundësitë për listimin e Republikës së Kosovës në platformat botërore të pagesave, për të cilën u kërkua mbështetja nga shteti austriak, si vazhdimësi e ndihmës së tillë.

Ambasadori Schnetzer shprehu gatishmërinë për të mbështetur BQK-në në realizimin e objektivave dhe planeve të institucionit më të lartë financiar në vend, të parapara sipas mandatit kushtetues dhe ligjor.

Në fund, Guvernatori Ismaili tregoi mirënjohjen e institucionit që e drejton për mbështetjen e ofruar nga ana e Austrisë, veçanërisht për sistemin financiar, përmes programeve të shumta të mbështetjes financiare.

Guvernatori Ismaili zhvillon takim konsultues me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane, Piero Cipollone Guvernatori Ismaili takoi guvernatorë të bankave qendrore dhe përfaqësues të lartë të institucioneve financiare botërore në Marakesh
Skip to content