bqk_italia-1024x682

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Ahmet Ismaili priti në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Sh. T. Antonello De Riu.

Guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi e ka njoftuar Ambasadorin De Riu dhe bashkëpunëtorët e tij lidhur me aktualitetet në sistemin financiar të vendit, objektivat e BQK-se dhe planin strategjik, përfshirë planin për modernizimin e sistemit të pagesave dhe synimin për anëtarësimin në Zonën e Vetme të Pagesave Euro të BE-së (SEPA).

Me këtë rast, Guvernatori shprehi vlerësimet dhe konsideratat më të larta për mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës, me theks të Bankës Qendrore të Italisë, që përmes projekteve të ndryshme ka kontribuar në ngritjen e kapaciteteve dhe avancimin e shumë proceseve. Ai përmendi se vet letra e fundit e pranuar nga Guvernatori i Banca d’Italia z. Panetta për mundësinë e mbështetjes së Kosovës në procesin integrues, tregon për rolin dhe rëndësinë që ka për BQK-në një partneritet i tillë.

Guvernatori informoi Ambasadorin lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme, duke sqaruar aspektet kryesore, efektet dhe argumentet për pozicionin e saj. U sqarua se rregullorja avancon integritetin e sistemit financiar dhe përafron Kosovën me standardet e BE.

Sa i përket shqetësimeve të ngritura lidhur me ndikimet e saj në një komunitet të caktuar, u sqarua se  Rregullorja në fjalë nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro dhe as nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK.

Gjithashtu, u njoftua se BQK në mënyrë aktive po vazhdon me aktivitete të informimit dhe sensibilizimit, duke përfshirë lëshimin e një linje pa pagesë të dedikuar për qytetarët tanë dhe materiale tjera informuese, duke ftuar qytetarët që ende nuk kanë llogari të hapin një të tillë tek secila bankë, e cila për grupe të cenueshme nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024 me Rregulloren e BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike.

BQK në mënyrë konstruktive dhe parimore po angazhohet në lehtësimin e zgjidhjeve teknike të propozuara, që mundësojnë transferin transparent dhe efikas të mjeteve përmes sistemit financiar bazuar në praktikat më të mira, nëse ekziston vullneti i palës dërguese të mjeteve.

BQK mbështet agjendën e gjelbër në sektorin financiar Vendimet Bordit të BQK-së më 19 qershor 2023