Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, priti në takim Ambasadorin e parë të Republikës Çeke në Kosovë, Sh. T. Bohumil Mazánek, i shoqëruar nga zëvendës-shefja e Misionit znj. Kálmán.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili e informoi Ambasadorin Mazánek lidhur me zhvillimet kryesore dhe reformat e bëra në sektorin financiar, avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, duke nënvizuar stabilitetin financiar dhe performacën e mirë të sektorit.

Gjithashtu, ai e informoi Ambasadorin lidhur me organizimin, funksionimin dhe fushëveprimin e BQK-së, si një institucion i pavarur kushtetues, kapacitete të duhura institucionale si dhe me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me institucionet financiare ndërkombëtare dhe bankat qendrore dhe autoritetet rregullatorë dhe mbikëqyrëse të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Në vijim të takimit, Guvernatori i BQK-së e informoi Ambasadorin çek për procesin para-aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) te Komisioni Evropian, si dhe projektin për avancimin dhe modernizimin e sistemit të pagesave, si një projekte të rëndësishme në arritjen e objektivave dhe Planit të saj Strategjik të BQK-së.

Tutje, Guvernatori Ismaili shprehu falënderimin e BQK-së për institucionet e Republikës Çeke në kuadër të institucioneve të Bashkimit Evropian, të cilat vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e institucionit që drejton për të forcuar integritetin e sistemit financiar të Republikës së Kosovës.

Në fund të takimit, të dy palët u dakorduan për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në fusha të interesit publik ndërmjet institucioneve tona.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpall konkurs për punimet artistike më të mirë në fushën e edukimit financiar
Skip to content